Facebook për një gazetari më të mirë

I njohur ndryshe si Projekti i Gazetarisë, nisma më e re vjen në kuadër të përpjekjeve të kompanisë për të luftuar përmbajtjet e rreme në rrjetin social.

“Qëllimi i Projektit të Gazetarisë së Facebook është që tu ofrojë përdoruesve informacion të cilit mund ti besojnë,” tha drejtorja e produktit pranë rrjetit social Fidji Simo. Vazhdimisht Facebook është shmangur nga të qënurit një kompani mediatike duke e quajtur vetvehten një platformë teknologjike neutrale.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg kishte shprehur frikë ndaj një rrjeti social i cili është arbitër i së vërtetës ndërsa Simo tha se qëllimi i rrjetit social nuk është tu tregojë njerzëve se çfarë duhet të lexojnë.

Gjatë Dhjetorit Facebook tha se do të luftonte përmbajtjet e rreme në bashkëpunim me organizatat e kontrollit të vërtetësisë së informacionit. Pikërisht këtu fillon edhe iniciativa e gazetarisë së Facebook.

Kompanitë e mëdha meditatike në bashkëpunim me Facebook do të përfitojnë qasje në teknologjinë dhe ekspertizën e inxhinierëve të rrjetit social. Së bashku ata do të organizojnë tryeza të rrumbullakëta, hakatonë dhe grupe online.

Disa prej fryteve të këtij bashkëpunimi do të jenë Koleksionet, reklamat që shfaqen në mesin e videove dhe transmetimeve live, një mjet i cili bën të mundur abonimin në faqet e lajmeve nga rrjeti social.

Me Facebook Live, publikuesit mund të caktojnë gazetarët si kontributorë për të transmetuar live pa qenë nevoja të qasen përmes kredencialeve në rrjetin social.

Facebook premtoi promovimin e leximit të lajmeve në mesin e përdoruesve dhe të ndihmojë përdoruesit të identifikojnë burimet e besueshme të informacionit.

loading...

KOMENTO