TVSH censuron të vetmin film nga Shqipëria në Sarajevë

Televizioni Publik Shqiptar i cili paguhet me taksat e të gjithë qytetarëve vazhdon të mbajë një qëndrim diskriminues dhe fyes ndaj komunitetit LGBT. Në kronikën amatoreske të këtij “gjigandi të harruar” flitet për “shqiptarët në festivalin e Sarajevës”, por në asnjë sekondë nuk flitet për të vetmin film nga Shqipëria që konkurron në këtë festival.

I kujtojmë TVSH se dokumentari “SkaNdal” me regji të Eriona Camit dhe Elton Baxhakut dhe skenar të Xheni Karajt dhe Kristi Pinderit ESHTE I VETMI FILM NGA Shqipëria në edicionin e 20-të të Festivalit të Sarajevës.
Eshtë e vërtetë që filmi nga Kosova i Isa Qoses ka marrë kritika të mira por po aq e vërtetë është se i vetmi film nga Shqipëria që konkuron në seksionin e dokumentarëve SkaNdal ka marrë po aq, në mos më shumë kritika të mira.
Le Monde, në shkrimin e saj të datës 19 gusht e vlerësonte kështu kete film: “keto pamje arkivi, së bashku me dëshmitë e shumta, e bëjnë “SkaNdal-in” një dokumentar emocionues, i cili tregon daljen hapur të një lëvizjeje, dhe veēanërisht të disa personaliteteve, të cilet nuk mund të rrinë më në heshtje”.

Ky qëndrim i transmetuesit publik është i përsëritur. Si RTSH, si agjencia shtetërore e lajmeve (ATSH) nuk respektojnë as ligjet në fuqi dhe as parimet e tyre për të mbuluar të gjitha interesat e publikut, qoftë edhe atyre të komunitetit LGBT.

Kjo na bën të kuptojmë se në Shqipëri zyrtarët që paguhen me taksat edhe te qytetarëve LGBT ose kanë turp ose kanë urrejtje e neveri ose janë ende krejtësisht të paaftë për te hapur mendjet e tyre.

E për këtë arsye ky është një TURP që turpëron ata jo lëvizjen LGBT e as komunitetin LGBT që si për cudi, vazhdon të mbetet nder te paktat lajme te mira nga Shqipëria.

Burimi | Historia ime

loading...

KOMENTO