A do të ketë ndryshime në Portokalli? Zbuloni më shumë…

Lajmi se në sezonin e ri të Portokalli do të kishte ndryshime në moderim dhe staf bëri që shumë media të vinin në dyshim prezencën e çiftit të moderatorëve Salsano Rapi dhe Xhemi Shehu. E megjithatë asnjë reagim zyrtar nuk pati nga Top Channel mbi këto zëra apo edhe nga vetë dy moderatorët, duke lënë të aludohej se vërtetë do të kishte largime nga show i humorit.

Por duket se sezoni i i ri i spektaklit të humorit përveçse pritet të sjellë numra të rinjë nga trupa e aktorëve do të vazhdojë të prezantohet nga Salsano dhe Xhemi. Burime të sigurta pranë Top Channel kanë konfirmuar për IMAlbania.com se asnjë lëvizje nuk do të ketë për stafin e Portokalli. Një lajm i mirë ky për të gjithë admiruesit e programit të së dielës./www.imalbania.com/