Acromax GmbH fiton tjetër gjyq në Paris ndaj Dailymotion

Kompania Acromax GmbH ka fituar një prej padive më të rëndësishme kundër Dailymotion në Paris, me anë të një vendimi përfundimtar nga gjykata e apelit. Dailymotion bëri një ankimim kundër vendimit se ata kishin gjoba në Francë , sepse sipas tyre kjo do të ishte ” kundër kushtetutës franceze “. por Gjykata  e Apelit konfirmoi se kjo ishte e vërtetë. Gjobat , duke përfshirë ato në pritje për zbatimin e tyre, në këtë moment arrijnë  shifrën 100.000 Euro .

Në të njëjtën kohë, një tjetër proçedim kundër Dailymotion në Gjykatën e Qarkut në Hamburg është duke u hetuar nga autoritetet gjermane të anti – krimit , sepse Dailymotion ka përdorur një dokument të falsifikuar për të justifikuar disa të  drejta që nuk i përkasin. Fallsifikatori , një shtetas kosovar që jeton në Gjermani , dhe Dailymotion janë tashmë nën hetimin e policisë , pasi kompania Acromax dhe këngëtari,firma e të cilit ishte falsifikuar, janë ankuar pranë autoriteteve . Për më tepër veprimet përfshijnë elementet e krimit ” si dhënia e dëshmisë së rreme në rrjedhën e procedurës ” .

Si rezultat Acromax ka marrë me sukses 153.000 video nga Dailymotion , të cilat ishin një kopje e saktë e videove që YouTube kishte vënë në dispozicion zyrtarisht dhe ligjërisht . Për më tepër ne kemi identifikuar që përdoruesit apo Dailymotion përdornin një  program që kopjonte në mënyrë automatike video nga YouTube për një kanal të  Dailymotion . nuk e dimë se kush ka e përdorur këtë program , por shpresojmë që procedurat penale  që tashmë kanë filluar për këto 153.000 video të vjedhura , do të zbulojnë të vërtetën. Mendojmë se të ardhurat e Dailymotion dhe përdoruesve të këtyre  153.000 video, arrijnë në qindra mijëra euro, është e sigurt se do të marrim lekët, si dhe do të shikojmë mundësinë  nëse ka ndonjë mocion  që përfshin elemente të një krimi .

Burimi | Ora News

loading...

KOMENTO