Adi Krasta me një talk show në Top Channel?!

E ndërsa së shpejti presim ta shohim në ekran me “Përgjithmonë e Diell”, ashtu siç njofton edhe vetë promo-ja e emisionit, Adi Krasta do të vij së shpejti edhe me një emision tjetër në Top Channel përveç formatit të fundjavës.

I rikthyer pas një mungese të gjatë në ekran sipas burimeve të IMAlbania.com, Krasta mendohet se së shpejti do të nis një talk show të ngjashëm me “A Show”. Emision i cili transmetohej më parë në Agon Channel.

Ndërkohë ende nuk dihen detaje të tjera apo edhe emri i emisionit.

/www.imalbania.com/