Agent Carter: në cast Chad Michael Murray dhe Enver Gjokaj!

Dy fytyra të njohura për publikun e ekranit të vogël i bashkohen cast-it të serialit Agent Carter, seriali i ri i liçensuar nga Marvel që do të shfaqet në ABC gjatë pushimit të sezonit të dytë të Agents of S.H.I.E.L.D, subjekti i cilit është i përqëndruar në karakterin e Peggy Carter – përsëri luajtur nga Hayley Atwell (Captain America).

Aktorët Chad Michael Murray (One Tree Hill) dhe Ever Giokaj (Dollhouse – një i njohur i vjetër i Joss Whedon) janë punësuar të dy të për të qënë pjesë e rregullt e cast-it të serialit, që merr spunto nga filmi i shkurtër prezent në DVD e Iron Man 3.

Murray do të jetë Agjenti Jack Thompson, një i ri i cili është koshent për bukurinë e tij fizike. Eshtë e kundërta e shefit të tij, Zëvendës Drejtori Roger Hooley: aspak xhentil me gratë në punë, dhe është gjithmonë në kërkim të shpërblimeve. Dhe më keq akoma, ai dëshiron punën e Hooley dhe dëshpërimisht suksesin e tij.

Gjokaj do të luajë Agjentin Daniel Sousa, i cili – në fakt – është e gjithçka që Jack Thompson dëshiron të jetë. Është një hero i luftës që ecën me një mbajtëse në këmbë, dhe kupton se politika e një zyrë është më e vështirë se sa pershtatja me dëmtimin e tij fizik. Sousa është gjithashtu një njeri i nderuar, një gentlemen dhe me siguri do të bëhet një nga aleatët kryesorë të Peggy-t.

Për ata që nuk e kishin parë akoma ose deshirojne për të parë përsëri, më poshtë është “One-shot’ (filmi i shkurtër i 2013) mbi Agjentin Carter.


loading...

KOMENTO