Kanali inovator i investitorit italian Francesco Becchetti, “Agon Channel Italia”, më në fund do të shoh ditën e transmetimit. Pas shumë muajsh përgatitje, siç duket gjithçka është gati që nga Tirana të startoj kanali i parë në gjuhën italiane.
Portale të ndryshme italiane njoftojnë se “Agon Channel Italia” do të filloj transmetimet duke filluar nga data 26 nëntor, me një staf të përzgjedhur gazetarësh dhe profesionistësh. Siç është thënë dhe stërthënë këto muaj, kanali “Agon Italia” do të jetë me studio qëndrore në Tiranë, ku shumë personazhe të televizionit italian janë transferuar në kryeqytetin tonë, për të vënë në praktikë të gjithë projektin inovator të Becchettit.
Emra si Pupo, Sabrina Ferilli, Belen Rodriguez etj do të jenë moderator të programeve të para të këtij kanali, i cili synon që shumë shpejt të bëhet një ndër konkurentët kryesor të tre mediave më të mëdha italiane, “RAI”, “La 7” dhe “Mediaset”.
“Agon Italia” do të transmetoj në dixhitalin italian falas në kanalin me numër 33, duke filluar nga data 26 nëntor. Se sa realisht do të arrij ai të gjej sukses në tregun italian, përballë konkurencës absurde, vlen për të pritur rezultatin e një pune vërtet të madhe.
IMA / S. Dema