Agon Channel Italia, zbuloni numrin ku do të pozicionohet kanali më i ri italian

Kanali me i ri italian me qendër në Tiranë, Agon Channel Italia, ditëve të fundit ka qenë disa herë në fokusin e mediave online në shtetin fqinj duke ngjallur interesin e shumë të rinjëve dhe të rejave që u janë drejtuar audicioneve për t’u bëre pjesë e këtij kanali.

Agon Channel Italia është kanali më i ri, pjesë e Agon Media, që do të nisë transmetimet nga muaji tetor në Itali, me qëllimin për të ofruar për publikun italian një buqetë programesh të reja të nivele që do të konkurojnë gjigandet mediatik si Rai dhe Mediaset. Dhe për të arritur këtë synim, Agon Channel Italia, premton se do sjellë një larmi formatesh të llojit reality show, talent show seriale televizive interaktive etj.

IMA ka arritur të zbulojë, ekskluzivisht, pozicionin numerik ku do të përcillet kanali AC Italia në digital tokësorin italian. Përkatësisht në numrin 33 LCN, ku aktualisht trasmeton kanali ABC, një kanal i dedikuar teleshitjes. Shtrirja e sinjalit do të jetë kombëtar. Në vazhdim kanali do të jetë i aksesueshëm edhe nëpermjet platformës satelitore Tivu Sat dhe Sky si dhe në livestreaming në website-in zyrtar.

agon-channel-italia-canale-33

Ndërkohe vazhdon turi i audicioneve për të përzgjedhur stafin e ri të gazetarëve, prezantuesve në disa nga qytetet kryesore italiane!

KOMENTO