Programi maraton i së dielës në ekranin e “Agon Channel”, “Dita e Shtatë”, rikthehet sërish në një sezon të dytë. Sërish rikthehet argëtimi i ditës së pushimit, dhe kësaj radhe sigurisht me të reja në skenar. Siç dihet tashmë, rubrika “Kalibër 99” është spostuar si një game show i përditshëm, prezantuar nga një hyrje e re në “Agon”, Arjon Muça.
Me spostimin e kësaj rubrike, artikulohen ngacmime dhe pjesa e fundit e programit duhet mbushur me një tjetër hapësirë argëtimi. Dhe pikërisht pjesë e saj do të bëhet vetë publiku i thjeshtë, i cili do të bëjë surprizë një të afërmi apo të dashuri, LIVE nga ekrani i “Agon Channel”.
Ja se si e përshkruan vetë “ACH” këtë hyrje të re të sezonit të ri në “Dita e Shtatë”:
Ju jepet mundesia qe me nje dedikim, veprim te thjeshte, duke na shkruar ne faqen tone, t’i dhuroni nje buzeqeshje, nje çast te lumtur, nje surprize njerezve te dashur, miqve te hershem, atyre te humbur ne kohe, prinderve, fqinjit, te shprehni mirenjohje, t’i plotesoni nje deshire atyre qe me shume vleresoni e respektoni. Mendoni kenaqesine, lotet e gezimit, mahnitjen e tyre dhe me siguri nuk do te nguroni te na shkruani per suprizen qe doni t’i beni kujtedo qe e meriton mirenjohjen, vemendjen dhe dashurine tuaj.
Tek “Dita e Shtate” per nje ore protagoniste do te jeni ju, historite tuaja, njerezit qe me shume doni e vleresoni, duke i dhuruar nje cast te paharruar perballe publikut. Kujtimi me i bukur, nje dhurate shpirterore qe do te shenoje nje ndryshim sado te vogel jo vetem ne jeten tuaj, por edhe te tjetrit.
IMA / S. Dema
Pjesa e fundit tek Dita e shtatë do ti dedikohet FreePass, audicioneve të këtij televizioni ku publiku do zgjedh imazhet e reja të ACH.
Me fal, por cfare do te thote “pasuron argetimin”…?! Jepjani nje te rrituri t’i shkruaje tekstet, qe te mos ju shkojne dem parate qe keni paguar per website-in te pakten
Gjithsesi, kjo rubrike mund te futet diku tjeter “meso”.
qyqja qyqja qyqja! Me vertete e ka AGONI? ahhahahahahah, keta jane tv vari teneqen!!! Asnje nuk eshte i hajrit, ta fillosh ke pronari, drejtrorja etj
Me verte e ka IMA thuaj, se Agoni mori Krasten e ca te tjere sa per buje qe te bente publicitet, se qellimin e vertete ka Agon Italia se aty mund te fitoje, (po sajoji ndonje gje), sa per Agon Shqiperia qe sivjet filloi ulja e rrogave dhe me fillimin e Agon Italias do pakesohen edhe me fondet se ska interes te paguaje shqiptaret nga 200 mije euro vetem Krasten e 100 mije euro Sajmirin e te mos marre as 50 mije euro reklama ne vit!!! Thjesht BULSHIT qe vetem IMA e ha…