Kenan Imirzalioglu është një nga aktorët më në zë në shtetin turk por që është
bërë shumë i njohur edhe në Shqipëri falë rolit të tij si ‘Ezel’ ku bëri për vete mbarë
publikun shqiptar. Ai madje konsiderohet si një nga aktorët më seksi e të pashëm
turk.
Por, nëse keni ndërmend pamjen e ‘Ezel’ me flokët e tij të zinj dhe tiparet esmere,
vështirë se mund ta njihni aktorin me pamjen e tij të re.
Ai ka prerë flokët plotësisht dhe është shfaqur me një mjekër të bardhë, shumë
larg look-ut të tij të zakonshëm. Nuk dihet nëse kjo pamje e re e Kenan Imirzalioglu
është në kuadër të ndonjë roli të tij të ri apo një ndryshim i tij personal.