Pas përfundit të sezonit televiziv të “Fiks Fare”, emision të cilin Albana Osmani e prezantonte vetëm të premteve, tashmë bukuroshja e ekranit të Top Channel do të marrë një tjetër pozicion në ekranin kombëtar gjatë gjithë kampionatit europian, event sportiv i cili do të trasmetohet në Top Channel.
I shoqëruar me një emision maratonë posaçërisht për këtë event sportiv “”Le Rendes Vous”, Albana Osmani do të jetë ajo e cila do të përcjellë atmosferën e arenës së tifozëve Shqiptarë direkt nga sheshi “Nënë Tereza” në Kryeqytet .
Copyright IMAlbania.com | R.Sharka