Duket se ka lindur sfiduese, nga hapi në hap, nga ecja në ecje e nga gara në garë; ajo është aty. Është aty si për të thënë se asnjëherë nuk lodhet se rriskuari, së guxuari, se shpresuari e pse jo, edhe së jetuari. Janë të rrallë njerëzit që ta japin ndjesinë e jetës së plotë, asaj jetës që është asgjë më shumë se sa një njeri që di të dojë me pasion gjithçka që e zbulon te vetja. Në fakt, e nxjerrë nga rrëfimi i saj, të duket i lehtë, sepse lehtësisht në perceptimin e saj marrin jetë edhe konceptet; ajo i mbush më frymë, me atë frymën e gjallë për të mbetur gjatë në kujtesë.
Rivjen Albana Osmani, sërish krejt origjinale dhe e mbushur me pasionin e dashurive të saj… Është bukur të tentosh të zbulosh një botë si të Albanës, sepse je dhe gjendesh gjithnjë në një terren që të ngroh me cilësi dhe vlera, që janë njerëzore, që s`kanë asgjë të sajuar, as të favorizuara nga asgjë e jashtme; e gjitha është burim force, force e pasioni që Albana ka për të bukurën, për atë të bukurën që në konceptin e saj, nuk është thjesht e vetëm imazh. Si rrallë ndokush tjetër Albana, ka zgjedhur të vijë kësaj here në dukje e përkufizueshme, si në një trekëndësh barabrinjës, që herë vendos të qëndrojë brenda, madje të mbyllet qetësisht aty e herë ta shpërthejë të gjithin, të mos i lërë askund shenja.
Albana-piktura-poezia, si trinom i shenjtë me një set fotografik, thotë Albana – të guximshëm- janë ato që përbëjnë një tjetër prezantim dinjitoz si rrallë kush për ne, opinionin dhe veten….
Albana Osmani: Qielli im ka yll dhe hënë…
Me interviste te Nikoleta Kovaci Foto Endrit Mërtiri Hair-Make up Suela Cangu. Starpeople per pak dit ne treg…
Marrë nga Star People