Albtelecom prezanton sherbimin e ri IPTV ne bashkepunim me Tring Digital

Elvana Gjata është imazhi më i ri i kompanisë telefonike, Albtelekom. Por prezantimi i spotit më të ri është pasuar nga lajmi për shërbimin më të ri që ofrohet në tregun e telekomunikacionit. Në bashkëpunim edhe me Tring Dixhital, Albtelekom mundëson aksesin televiziv online. I konsideruar si shërbimi i dekadës dhe i njohur me emrin Shërbimi Televiziv Interaktiv Përmes Internetit, ai do të ndikojë drejtpërsëdrejti në komunikimin, informimin dhe argëtimin e klientëve. Shërbimi parashikon ndjekjen e programeve online në çdo kohë pavarësisht orarit të transmetimit, si dhe përzgjedhjen e tyre sipas dëshirës. Kjo do të thotë që televizori të përdoret njësoj si kompjuteri. Drejtuesi i përgjithshëm i Albtelekom dhe Eagle Mobile premtoi shtimin e gamës së shërbimeve për konsumatorët.

loading...

KOMENTO