Alfio dhe Fatma në një lidhje? Ja provat që e vërtetojne!

Është  përfolur shpeshherë në mediat “rozë” për një  lidhje mes Fatmës së  INtv-së dhe këngëtarit Adrian Gaxha, por mesa duket kjo histori është mbyllur pasi Fatma është hedhur në krahët e një  tjetër personi tashmë.

Në redaksinë e IMAlbania.com kanë mbërritur disa foto ku shihet Fatma duke kaluar pushime me kolegun e saj të INtv-së, Alfio Rrotani jashtë  syrit të publikut, por gjithashtu duke mos e treguar aktivitetin e tyre në rrjetet sociale, siç ndodh zakonisht me personazhet e ekranit që postojne çdo foto nga vendodhja e tyre.

Ata janë fotografuar disa ditë më parë në kanionet e Osumit, ku siç shihet edhe nga foto e derguar, Fatma është munduar t’i shmanget kameras dhe përveç këtij fakti, prezantuesja jo vetëm  që nuk ka postuar asnjë foto nga ky aktivitet sportiv, por atë ditë e ka mbushur profilin e saj në Instagram me foto nga Venezia.

Në të majtë foto e mbërritur në redaksi. Në të djathtë alfio në kanionet e Osumit.
Në të majtë foto e mbërritur në redaksi. Në të djathtë Allfio në kanionet e Osumit.

Ne hasëm një  tjeter fakt të  çuditshem nga këto foto në Itali, koha atje duket tepër e ftohtë për të qenë në muajin Qershor, kohë që Fatma ka zgjedhur t’i postojë. Fotot e dërguara në redaksi na shtynë që të vizitonim profilin e dy moderatorëve të INtv, dhe po ashtu pamë që Alfio ka vizituar këte vend një muaj më parë, ku të  dy kanë  vizituar të njejtat vende në Itali, Venezia dhe  Verona.

Burimi: Instagram

Paparazzë të IMA thonë Fatma dhe Alfio janë parë  së  bashku në qytetin e Sarandës, dhe për të qenë  korrekt ne sërisht i hodhëm një sy profilit të tyre, pamë që personazhet ndodhen në  Sarandë pasi vetë kanë postuar foto nga ky vend, Alfio shfaqet me motrën në Instagram ndërsa Fatma vetëm por edhe  kjo e fundit ka postuar në story motrën e Alfios në të njëjtën kohe, kjo na bën të dyshojmë se janë së bashku fshehtas syrit të publikut, por asgjë nuk shpëton.

Në të majtë Alfio me motrën. Në të djathtë Fatma në të njejtin vend me Alfion, Sarandë.

E zgjatëm pak, por meqë punojmë me profesionilzëm, donim të  tregonim të detajuar pse arritëm në ketë përfundim. Meqë populli thotë  që “ku ka zë nuk është pa gjë”, i urojmë lidhje të mbarë dy personazheve, gjithmonë nëse syri jonë vëzhgues nuk gabon./imalbania.com/

loading...

KOMENTO