Alfio është “Masterchef”

Alfio është Mastershefi i parë shqiptar. 24-vjeçari nga Shkodra ka arritur të bindë tre shefat, teksa pjatat e servirura prej tij kanë rezultuar më të shijshme se ato të paraqitura nga finalisti tjetër, Miklovani. 

Alfio, veç trofeut dhe çmimit të madh prej 10 mijë eurosh, do të ketë mundësinë të botojë dhe një libër me recetat e tij, pjesë e të cilit do të jenë dhe 3 pjatat e servirura në natën finale.

Me fitoren e Alfios është mbyllur dhe edicioni i parë i “MasterChef Albania”, i sjellë nga Top Channel për të gjithë shikuesit shqiptarë.

“MasterChef Albania” ka filluar rrugëtimin e tij në Shqipëri që prej Shtatorit të vitit 2013, me audicione në të gjithë Shqipërinë, në kërkim të talentëve të artit kulinar.

Fillimisht ishin 25, konkurrentët e përzgjedhur nga audicionet. 14 prej tyre arritën të hynin në kuzhinën e “MasterChef” dhe, në fund, ishte Alfio ai që triumfoi. / Top Channel

loading...

KOMENTO