Alketa Vejsiu braktis TV Klan për Mediaset?! 

Alketa Vejsiu është një nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar. Ajo ka nisur karrierën në ‘Top Albania Radio’ mbi 10 vite më parë e më pas u zhvendos në ‘TV Klan’ dhe është e pandarë nga projektet gjigande që realizon me Vera Grabockën në regji. Ajo ka drejtuar ‘X Factor’, ‘Dance with me’, ‘Your Face Sounds Familiar’ etj.

Ditën e sotme moderatorja e njohur ka ngritur dyshime të forta se mund të punojë shumë shpejt me gjigandin italian ‘Mediaset’. Aktualisht Vejsiu ndodhet në Itali dhe ka vizituar studiot e medias italiane duke shkruajtur nën diçiturën e fotos vetëm një trepikësh si për të ngjallur akoma edhe më shumë kuriozitet.

Kujtojmë që Vejsiu e ka shprehr gjithmonë ambicien e saj për të vazhduar karrierën në Itali. Në një intervistë përballë Adi Krastës dhe zbardhur nga ‘Tiranaobserver’, pak muaj më parë ajo tha: ”Mendoj që Shqipëria është tavan, por jo qiell. Mund të kisha bërë diçka shumë të mirë edhe jashtë Shqipërisë. Italia mund të ishte një vend shumë i mirë. Vendi ynë dhe Italia më duken një vend i madh i përbashkët.  Dhe televizioni italian është shumë interesant. De Filipi dhe skuadra e saj janë një pikë shumë e mirë orientimi për mua”. Mos vallë paralajmërim? 

loading...

KOMENTO