Autoriteti i Mediave Audiovizive në një mbledhje të bordit të vet në datën 30 Mars ka miratuar heqjen e liçensave për 5 televizione dhe shpalli të pavlefshme liçensën për 8 media audioviziove të tjera.
Edhe pse nuk bëhet me dije se kush televizione janë, AMA shpjegon edhe shkakun e këtij penalizimi, i cili erdhi si pasojë e mos pagimit të taksave të detyruara të televizioneve ndaj AMA të cilat ishin debitore në këtë insititucion.
Por institucioni paralajmëron edhe mbyllje dhe pezullim të televizioneve në ditët në vazhdim “Autoriteti Mediave Audiovizve edhe në mbledhjet pasuese, do të vijojë me shqyrtimin dhe marrjen e masave për të gjithë OSHMA-të debitore, duke kërkuar rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për zbatueshmërinë e ligjit në drejtim të shlyerjeve të detyrimeve financiare brenda afateve ligjore të parashikuara.”, shprehet AMA në deklaratën e saj për mediat.
InfoMedia Albania