Amazon hap dyqanin e tij ushqimor online

Amazon Fresh është një dyqani ri ushqimor i kolosit e-commerce ku njerëzit mund të shkojnë dhe të tërheqin shpezën e porositur nga një app.

Amazon vazhdon zgjerimin e saj në botën reale me një dyqan të ri fizik. Pas hapjes së disa bibliotekave dhe përpjekja për të hapur një dyqan inovativ të automatizuar pa një sportel, gjiganti e-commerce ka njoftuar hapjen e një dyqani ushqimor. Projekti, Amazon Fresh, është ende në fazën beta dhe mundëson kombinimin e avantazheve të një dyqani tradicional ushqimor me teknologjitë e reja.

Sikurse na tregon video e publikuar nga Amazon, përdoruesit e kolosit të e-commerce do mund të porosisin shpezën drejtpërdrejtë nga një app, për t’a tërhequr atë pas vetëm 15 minuta direkt nga dyqani fizik. Ndër produktet që do të mund të blihen përmendim mishin, bukën, vezët, produkte qumështi, prodhime shtëpiake dhe shumë më tepër. Ky shërbim do të jetë falas për abonentët Amazon Prime, por gjatë testimit beta, do të përdoret vetëm nga punonjësit e Amazon. Dy dyqane Amazon Fresh janë të vendosura në lagjet e Sodo dhe Ballard në qytetin e Seattle.

Lajmet për shërbimin Amazon Fresh filluan të qarkullonin që në vitin 2015, kur Amazon kishte theksuar se do të ndërtojë dyqanet ku njerëzit do mund të tërheqin produktet ushqimore të porositura më parë. Në atë kohë vendndodhja e propozuar ishte Sunnyvale, në Kaliforni.

Shërbimi Amazon Fresh është një nga shumë iniciativat e kompanisë në lidhje me produktet ushqimore. Një nga objektivat që kolosi e-commerce duket se ka vendosur të zbatoj është zgjerimi dhe prania e tij me dyqanet fizike, të cilat janë konsideruar dikur si të vjetëruara, me rishikimin e tyre në mënyrën e vet, duke ofruar një mënyrë ndryshe për të bërë pazarin, me shfrytëzimin e avantazheve të teknologjive të reja.

Nëse testet shkojnë mirë pritetet që shërbimi të rritet të paktën brenda kufijve të Amerikës.

KOMENTO