Amazon Prime Video së shpejti në Francë, Spanjë dhe Itali

Amazon do të zgjerojë shtrirjen në tregun europian me platformën e saj Prime Instance Video. Shërbimi video on demand, i cili është i disponueshëm për Amerikën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë brenda 2016-ës do të jetë aktiv në Itali, Spanjë dhe Francë, siç raporton gazeta Le Figaro.

Edhe pse Amazon nuk ka bërë ende një komunikim zyrtar, gazeta franceze raporton se kompania ka nisur punën për lëshimin e shërbimit. Gjithashtu raportohet se brand-i është regjistruar tashmë në autoritetin Francez të markave.

Parashikohet që Amazon të dalë me një komunikim zyrtar për investimin e saj të ri në datë 25 Korrik.

Amazon Prime Video është një nga platformat më të njohura të ofrimit të programeve nëpërmjet internetit, një nga konkurentët e Netflix dhe Apple Tv. Libraria e tij është e pasur me seriale, filma e programe si dhe produksione origjinale të prodhuara nën brand-in Amazon Prime Originals.

loading...

KOMENTO