Një nga drejtorët e informacionit më të mirë në median shqiptare, Andi Bejtja, mund të lërë ekranin e “TV Klan” për të kaluar në një tjetër ekran. Bëhet fjalë për ekranin e “Agon Channel”, ku qarkullojnë fjalë se Bejtja mund të transferohet këto kohë. Sipas burimeve tona Bejtja është kontaktuar nga Agon Channel, të cilët i kanë bërë një ofertë për të cilën nuk mund të shprehemi ende në shifra.
Andi Bejtja për vite me radhë ka qenë pjesë e ekranit të “TV Klan”, si drejtor informacioni i këtij kanali. Lajmi për lënien e tij është krejt i papritur dhe njëkohësisht është i papritur edhe nga ana e “Agon Channel”, pasi këtë post e mbajnë Sonila Meço dhe Mimoza Picari. Gjithsesi se sa të vërteta ka në këtë informacion, padyshim duhet të presim ditët në vazhdim për të pritur konfirmimin zyrtar.
Meghan Markle i ka vënë kusht Princit Harry që të divorcohet
Meghan Markle dhe Princi Harry e gjejnë veten sërish në sy të publikut për shkak të kushteve të supozuara që...
kush eshte ai qe nuk do te shkoj tek agoni?