Pas vetëm dy javë nga fillimi i transmetimit të Agon Channel, drejtori i lajmeve Antonio Caprarica ka dhënë dorëheqjen. Arsyet që e kanë çuar ish gazetarin e njohur të Rai në këtë vendim kanë qenë kushtet dhe numri i pamjaftueshem i stafit në sektorin që ai mbulonte. I gjendur përpara një situate të pa përballueshme Caprarica ka vendosur të terhiqet nga kanali i ri italian me qendër në Tiranë duke shprehur indinjaten e tij ndaj sipërmarrësit Francesco Becchetti për premtimet e parealizuara. Nga ana tjetër Becchetti ka reaguar me një komunikate për shtyp se arsyet e Antonio Caprarica nuk janë aspak të vërteta dhe se ai ka qenë gjithmonë i hapur për bisedime për të plotësuar kërkesat e gazetarit italian.
Antonio Caprarica është i pari emër i njohur që largohet nga Agon Channel dhe sipas shtypit italian pritet që të pasohet me të tjere emra. Nga ana tjetër edhe publiku deri tani nuk është i kënaqur me programacionin e kanalit që sipas drejtuesve premtonte shumë dhe konsiderohet si “Televizioni i të Ardhmes”.
Eshte i dyti emer i njohur, pas Alessio Vincit, se nuk iku kot ai…!