Puntata e djeshme e show-t të humorit në VizionPlus, Apartamenti 2XL ka patur një ngjarje të pazakontë, ku si rrallëherë, asnjë i ftuar nuk është shfaqur në skenë. Në fakt, kjo si pasojë e një vendimi të papritur të së ftuarës në emision Joleza Koka, e cila ka vendosur të mos jetë pjesë e show-t të humorit.
Ka mjaftuar vetëm kjo, që një nga aktorët kryesor në këtë spektakël, Julian Deda të revoltohet ashpër ndaj Elezës, duke sqaruar njëkohësisht edhe pse nuk kishte asnjë të ftuar mbrëmjen e djeshme në teatrin e Vizion+.
Ja se çfarë ka shkruajtur ai në Facebook: “Zbythje ne moment te fundit.
Ky ishte Apartamenti per sonte. Ju faleminderit te gjitheve qe na ndoqet. Nese tani po pyesni veten, se “pse nuk kishim te ftuar kete nate?”, keni shume te drejte.
Jam i detyruar te sqaroj publikun tone te dashur, se kesaj rradhe ne 2xL ishte e ftuar Joleza Koka, por pasi rame dakort per pjesen e saj, me te cilen do dilte para publikut, ajo pa pritur dhe pa arsye vendosi te mos vinte ne shfaqje. Nuk e di a ishte vendimi i saj apo dikush i tha qe “mos shko aty se do lesh nam”, por fakt eshte, qe ajo e braktisi ne minuta te fundit spektaklin, gje te cilen nuk e ka bere asnje i ftuar deri me sot. Per nje gje te jesh e sigurte moj vajze, nese kete e bere per tu ruajtur se mos te tallnin njerezit, e luajte gabim lojen, sepse tani do te te tallin me shume. Sapo i shtove vetes nje gafe tjeter ne CV-ne tende.
P.s. Ah, edhe nje detaj tjeter. Kur erdhi ne prova, mu drejtua mua dhe me tha: “Ty s’duhet ma ta dhon doren se je me PD”….! Kjo eshte gjenerata tjeter. Lesh me qime, moj Fatime” e mbyll Julian Deda reagimin e tij.
Copyright IMAlbania.com