Pasi ka eliminuar më parë nga gjendja default “YouTube” dhe “Maps”, “Apple” duket se ka ndërmend te heqë dorë nga përdorimi i “Google Chrome” për kërkimet brenda motorit të saj të kërkimit Safari, si nga kompjuterat Mac ashtu edhe nga iPhone dhe iPad.
Ky zhvillim i fortë i “Apple” mendohet se bëhet për të favorizuar një tjetër rival si “Bing” i Microsoft si dhe të Yahoo, dhe duhet te jetë gati në fillim te vitit 2015, kohë kur mbaron dhe vlefshmëria e një akordi të vendosur mes dy gjigandëve dhe rivalëve historik, i sigluar në vitin 2007, pikërisht kur “Apple” hodhi në treg iPhone-n e parë.
Njoftimi në fakt nuk vjen drejtpërdrejtë nga Apple, por nga sit-i “The Information”, dhe nëse kjo do të rezultoj e vërtetë, në këtë rast do te kemi te bëjmë me një goditje të fortë për motorin më të madh te kërkimit, ndërkohë që “Yahoo”, e drejtuar nga një ish drejtuese e “Google”, Marissa Mayer dhe “Bing” te “Microsoft” shohin te nxjerrin përfitime te mëdha.
“Apple” kohët e fundit, duke qenë një kompani monopol në tregun e madh të celularëve po ndërmerr hapa vërtet galopante me ndikimin që po e përforcon dita-ditës në të gjithë botën. Së fundmi ka hedhur në treg serinë e radhës së celularëve iphone, atë iPhone 6 dhe 6 Plus.
IMA / S. Dema