Prezantuesja e dashur e ekranit të Top Channel, Arbana Osmani do të jetë pjesë e programacionit në fillimin e sezonit të ri televiziv. Energjia dhe pasioni për televizionin nuk kanë kufi për Osmanin, e cila tashmë do të vijë edhe në rolin e autores së projektit të saj më të ri.
Formati më i ri që do të angazhoj Arbana Osmanin në fillim të muajit tetor në Top Channel është një program talk show, ndryshe nga sa jemi mësuar t’a shohim atë më parë. Mesa duket pjesa e rubrikës se debatit në emision ‘E Diell’ e ka joshur Arbanën për të sjellë ne televizion një format të sajin, që do të transmetohet të premteve në mbrëmje në prime time. Një zgjedhje po aq guximtare por edhe e “rrezikshme”, për orarin e përzgjedhur, duke qenë se audienca është maksimale dhe vlerësimi i publikut do të jetë totalitar në notën që do t’i vendos programit.
Sipas burimeve tona të besuara, përpos personazheve nga fusha të ndryshme që do të jenë të ftuar çdo mbrëmje, në program do të ketë gjithashtu hapësira të dedikuara artit të gatimit, një pasion ky që Arbana ka vendosur t’a ndaj me publikun në projektin e ri, si dhe shumë detaje që mbeten ende të pazbuluara!
Ky format pritet të fillojë rreth muajit tetor dhe titulli flitet se do të jetë, ‘Me Arbanen’.