Mos e besoni po deshët por edhe ne u surprizuam sa ju! Tashmë edhe moderatorja e njohur e Top Channel është bërë pjesë e rrjetit social më të njohur në botë.
Kur lexuam njoftimin në faqen e saj në Instagram, i vetmi rrjet social zyrtar i Arbana Osmanit, ndërmend na erdhen fjalët dhe anoncimet që prezantuesja bënte në çdo program të saj “Unë nuk jam në Facebook, të gjitha profilet që gjeni aty nuk administrohen nga unë”, me premtimin se asnjëherë nuk do të hapte një llogari në këtë rrjet. E megjithatë ja që dhe Arbanës i është dashur t’a përtyp këtë premtim. Nga sot ajo ka vendosur të jetë zyrtarisht me profilin e saj pjesë e Facebook prandaj fansa bëhuni gati t’i kërkoni miqësinë prezantueses tuaj të preferuar!