Arkiva e programeve më të mira të Top Channel në Youtube

Televizioni më i rëndësishëm në vend, Top Channel ka vendosur të hap arkivën e tij online me disa prej programeve më të suksesshme ndër vite.

Me synimin për të fituar edhe një “copëz torte” të audiencës online, Top Channel ka hapur sefundmi per nostalgjikët e Portokalli por edhe atyre që janë dashamirës të humorit dhe kanë kureshti për fillimet e një prej spektakleve më të ndjekur të ekranit shqiptar, një kanal Youtube të dedikuar me të gjitha numrat e humorit me aktorët që  i dhanë jetë këtij formati.

Në kanali në Youtube, të cilin e gjeni me emrin TCH Portokalli – Arkiva, gjenden tashmë videot e sezonit 2014 dhe do të pasurohet çdo ditë në orën 20:00 me nga një pjesë të re.

Portokalli nuk do të jetë i vetmi program që do të na rikthejë në kohë, pasi edhe Top Fest gjendet me një kanal të arkivës së tij në Youtube, edhe pse ende nuk është aktiv. Nërkohë prten të tjerë programe të jenë pjesë e kësaj risie nga Top Channel.

Po ju cilin nga programet e arkivës së Top Channel do të donit të gjenit në Youtube?

 

loading...

KOMENTO