Paramount Pictures ka publikuar online teaser trailer-in e parë të Baywatch, filmit të bazuar në serialin e famshëm televiziv që do të shfaqet në kinema vitin e ardhshëm.

Me regji të Seth Gordon, Baywatch gëzon një cast emrash të njohur të kinemasë ndërkombëtare si Dwayne Johnson, Alexandra Daddario, Priyanka Chopra, Zac Efron, Kelly Rohrbach, Hannibal Buress, Pamela Anderson dhe David Hasselhoff.

Filmi do të jetë i rezervuar vetëm për moshën e rritur dhe do të shfaqet premierë në datë 26 maj 2017.

loading...

KOMENTO