BBC News dhe CBS News bashkojnë forcat për raportimin global

Dy gjigandët mediatik, BBC News dhe CBS News njoftuan sot se do të jenë së bashku partnerë në mënyrën se si do të përcjellin lajmin. Marrëveshja u njoftua nga presidenti i CBS News, David Rhodes dhe drejtori i departamentit të lajmeve dhe çështjeve aktuale në BBC, James Harding.

Marrëveshja do të konsistojë në ndarjen e materiale video, përmbajtjeve editoriale dhe burime të informacionit në Nju Jork, Londër, Uashington dhe në mbarë botën. Marrëdhënia ndërmjet BBC News dhe CBS News gjithashtu do të lejojë planifikim efikas të burimeve të mbledhjes së lajmeve për të rritur përmbajtjen e mbulimit të ngjarjeve botërore të secilit transmetues.

Ndarja e përmbajtjes midis BBC News dhe CBS News do të fillojë menjëherë që nga dita e sotme.

Copyright IMAlbania.com | Çdo website i cili është duke marrë lajmet pa autorizim, do të paditet sipas dispozitave ligjore në fuqi!

loading...

KOMENTO