BBC World News feston dje përvjetorin e saj të argjendtë. Kanali i lajmeve filloi aktivitetin 25 vite më parë me një buletin të lajmeve gjysmë ore si pjesë e BBC World Service Television.
Brandi zevendësoi BBC TV Europe të Hënën e 11 Marsit, 1991, që numëronte rreth 700,000 abonentë, kryesisht nga Europa Veriore.
Transmetimi lajmeve 24 orë filloi në Azi tetë muaj më vonë. Në vitin 1995 ajo rinis si BBC World para se të ndryshuar emrin e saj në BBC World News në vitin 2008.
Operatori informativ 24 orësh filloi transmetimet tetë muaj më vonë. Në 1995 u prezantua me emrin e ri, BBC World.
Drejtuesi i BBC Global News Ltd në një fjalim Jim Egan u shpreh: “Bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike për të gjithë ne, 25 vitet e fundit, po ashtu edhe mënyra se si ne japim informacionet. Por, angazhimi ynë për të siguruar saktë, lajme në mënyrë të paanshëme të cilësisë më të lartë për audiencën ndërkombëtare është i palëkundur. Ne jemi krenar që, në një botë pasigurie të madhe dhe në një industri të lajmeve e cila është çdo ditë e më tepër paqëndrueshme, BBC World News vazhdon të rritet dhe është burimi kryesor i informacionit për publikun ”
Por jo gjithmonë gjërat kanç shkuar vaj për BBC. Kina ishte e pakënaqur me mbulimin e demostratave në Tiananmen në 1989 nga BBC World shqetësim ky që vazhdoi të jetë shqetësim prania e BBC në Star TV prej shtetit Kinez
Kontrata u ndërprere në vitin 1994 nga pronari Star TV-së, Rupert Murdoch, por në vitin 2001 BBC-së u dha liçenca e vet për të transmetuar në Kinë.
Një logo veçantë e përvjetorit po shfaqet si pjesë e festimeve në ekranin e gjigandit të informacionit ndërkombëtar
InfoMedia Albania