BE heq barrierat për shërbimet streaming

Bashkimi Europian ka vendosur të liberalizoj shërbimet me “suscribe” në të gjitha shtetet anëtare, duke hequr barrierat territoriale. Marrëveshja e re do të lejoj që të gjithë ata që janë abonuar nëpërmjet një shërbimi të kenë akses ta përdorin atë edhe jashtë territorit të tyre pa asnjë pagesë.

Këtu do të përfitojnë edhe ata që përdorin platforma të ndryshme si Sky, Netflix etj, të cilët do të kenë akses në të njejtat gjëra të abonimit nëse gjenden në Paris ose Londër pa asnjë tarifë ekstra e ndikuar nga ligjet dhe taksat e BE.

Kjo gjithashtu do të heqi në shumicën e rasteve tabelën: “Materiali që ju doni të shihi nuk është i disponueshëm në vendin tuaj”

Keshilli dhe Parlamenti Europian do të fillojnë proçedurat e zbatimit të këtij vendimi në të gjithë Europën. Operatorët do të kenë 9 muaj kohë që të vendosin sistemin e ri  brenda 2018./imalbania.com/

loading...

KOMENTO