Spektakli reality me në qëndër nuset në Televizionin Klan, “Lufta e Nuseve” po përgatitet për një sezon të tretë, pas suksesit të padiskutueshëm të dy sezoneve të para.
Edhe këtë sezon show do të vij nën drejtimin e Amarda Toskës dhe nën kujdesin e Ami Event.
Formula e këtij formati ka për protagoniste tre nuse të vërteta, të cilat konkurojnë për të fituar muajin e mjaltit. Fustani, arredimi, pritja, gatimet janë kriteret për të fituar këtë sfidë, fituesen e të cilës e zgjedhin vetë ato përmes votimeve në dasmat e njëra-tjetrës.
Sezoni i tretë do të nisë së shpejti në TV Klan, në fillim të 2017, me shumë gjasa në muajin Shkurt.
Copyright IMAlbania.com