Moderatori Bledi Strakosha ka surprizuar të gjithë fansat teksa ka postuar në profilin e tij në facebook një status ku lajmeronte rikthimin tek dashuria e parë, radioja, aty ku nisi karriera e tij e gjatë si moderator në media.

Ishin vitet e adoleshencës, kur gati 21 vite më parë, Bledi Strakosha drejtonte emisionin e tij të pare në valët e Radio Tirana. Ndërsa sot ai është një nga personazhet më të njohura të ekranit shqiptar që falë punës dhe pasionit për televizionin ka sjellë gjithmonë programe që dallonin nga e zakonshmja, duke tërhequr vemendjen e një targeti të caktuar teleshikuesish.

Pas televizionit, gati një vit me parë Bledi vendosi të shpalos krijimtarinë e tij në nje tjetër dimension atë të hapsirave që ofron interneti, duke ideuar dhe realizuar vetë programin e tij të parë në Youtube “Miku im më i mirë ka 4 putra”.

Së shpejti, Bledi Strakosha do të ulet përpara mikrofonit të Radio Tirana 2, ku do të drejtoje emisionin e tij “Kënga e jetës sime…”. Fillimisht në radio dhe më pas, për ata që e kanë ndjerë mungesën e tij edhe në ekranin e TVSH.

loading...

KOMENTO