Bledi Strakosha vjen së shpejti me një web tv!

Shumë prej atyre që e ndjekin punën e tij në rrjetet sociale padyshim që janë berë pjesë e pandarë e produksioneve që prezantuesi i njohur Bledi Strakosha sjellë vazhdimisht në kanalin e tij zyrtar ne Youtube.

Pasi ka vendosur të jetë më pak prezent në ekran, Bledi viteve të fundit i është përkushtuar tërësisht gjeneratës së re të medias online, ku ai shfaqet tashmë jo vetëm si prezantues por edhe si producent i disa programeve që ka realizuar. Falë eksperiencës dhe pasionit për televizionin Bledi Strakosha këtë herë ka vendosur të hedh një hap edhe më të madh, drejtë realizimit të një televizioni online ose siç njihet në gjuhën e internetit Web Tv.

BS TV do të jetë një televizion që do të transmetoj 24 orë programacion në live streaming. Kanali do të jetë i aksesueshëm nëpërmjet një adresë interneti, me orare të cakuara edhe në Youtube. Gjithashtu, për perdoruesit e telefonave inteligjent kanali do të mund të ndiqet edhe nga aplikacioni për platformat Android dhe iOS.

Programacioni i BS TV përveç prodhimeve të njohura tashmë për një pjesë të publikut, do të përmbajë filma, dokumentarë, muzikë, informacione nga showbiz, si edhe filma erotik në oraret e vona.

Televizioni më i ri në internet BS TV pritet të filloj transmetimet së shpejti. I pyetur nga InfoMedia Albania Bledi Strakosha ka treguar se ky është një projekt për të cilin ka kohë që po punon dhe se ka investuar shumë për ta sjellë sa më të arrirë për publikun me premtimin se do të jetë ndryshe nga TV tradicional. Nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese Bledit dhe të presim ditën e nisjes së transmetimve për të parë rezultatin!

loading...

KOMENTO