Shoqërimi i gazetarit investigativ Artan Hoxha mbrëmjen e sotme në Prokurorinë e Krimeve të rënda nuk është bërë nga policia. Një burim tha për lapsi.al se “oficerët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e kanë marrë vetë Tan Hoxhën nga emisioni Opinion. E kanë anashkaluar policinë nga frika se i japin mundësi të fshehë celularin”.
Gazetari i cili po merret në pyetje për “nxjerrje të sekretit hetimor” duket se ka alarmuar jo vetëm kolegët e tij të cilët janë mbledhur përpara godinës së Prokurorisë por edhe familjarë.
Lapsi.al ekskluzivisht mësoi se informacioni sensitiv i publikuar nga gazetari Hoxha në emisionin Opinion ishte shpërndarë nga vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Në të thuhej se piloti italian kishte pranuar se po tentonte të transportonte drogë nga Shqipëria, çka Prokuroria e konsideron “nxjerrje të sekretit hetimor”.