Bleona Qereti në Dancing With The Stars 5?

Spektakli i kërcimit Dancing withe The Stars, padyshim, është një nga programet që më se shumti pritet me padurim nga publiku shqiptar, e përpos kësaj ajo që e bën akoma më tërheqës dhe interesant në prag të përgatitjeve është pikërisht zbulimi i emrave VIP që do të kërcejnë në teatrin e Vizion Plus . Duke filluar nga sot, IMA, do të sjellë disa nga emrat e vipave që flitet se do të jenë pjesë e këtij edicioni.

Këngëtarja Bleona Qereti, e cila prej vitesh po përpiqet të depërtojë në tregun amerikan duke punuar me disa nga emrat e njohur të industrisë muzikore amerikane, është një nga emrat më të lakmuar VIP të mundshëm që po kërkohen të jenë pjesë e cast-it të edicionit të ri të Dancing with the Stars Albania. Burime të besueshme për IMA, bëjnë të ditur se këngetares Bleona Qereti, gjate vizitës së saj javë më pare në Shqipëri, i është propozuar për të marrë pjesë në edicionin e 5-të të #DWTSA.

Për momentin, nga ana e këngëtares nuk ka pastur anjë konfirmim, mbetet të presim në ditët në vazhdim nëse do të reagojë Bleona pas këtij informacioni.

KOMENTO