Ka vite e vite që synon një karrierë ndërkombëtare, e jo thjeshtë ndërkombëtare në fakt, por përtej oqeanit, në tokën e premtuar, në Hollywood. E kemi fjalën për Bleona Qerretin, këngëtaren e famshme shqiptare tashmë të amerikanizuar.
E kush nuk e mban mend intervistën e saj për kanalin entertainmet “E!”, ku me një arrogancë të plot kundërshtoi të fliste shqip, të paktën edhe “faleminderit”. Dhe duke marr shkas nga ky gabim, që të themi të drejtën nuk është i vogël, të gjithë vërshuan me një lum të jashtëzakonshëm kritikash, sidomos VIP-at shqiptar, sidomos ata që nuk kanë dal përtej kufijve të Shqipërisë, për të mos thënë të gjithë.
Padyshim kjo ka qenë një nga intervistat më të errëta në historinë e famës së Bleona Qerretit, dhe folën të gjithë për t’a shumëfishuar këtë gabim. Jemi dëshmitar të gjithë që u pendua dhe prova kryesore e këtij pendimi është padyshim çdo mundësi e saj për të artikuluar pak shqip në mediat ndërkombëtare. VIP-at shqiptar jo vetëm e kryqëzuan duke e quajtur një ambasador të dobët të vendit, por edhe një individ që kishte turp nga prejardhja e saj shqiptare.
Sot, pas disa vitesh kemi sërish lajme nga Bleona. Duke filluar nga tre nëntori, kanali amerikan “Bravo TV” sjell një reality show ku pjesëmarrëse do të jetë vetë Bleona. Përmes disa statuseve në faqen e saj zyrtare në Facebook ajo ka njoftuar të gjithë shqiptarët që së bashku me prindërit do të jetë pjesë e këtij reality dhe do të flasin shqip. Po po do të flas shqip. Ndoshta ky është momenti që Bleona të kërkoj falje për historinë e një gabimi. Ky është një sukses në karrierën e këngëtares dhe padyshim një krenari për ne si të qenit shqiptar. Por, krejt ndryshe nga para pak vite më parë, sot nuk flasin më VIP-a për suksesin e Bleonës. Nuk flasin se çfarë suksesi e pret, nuk e kryqëzojnë më dot!
IMA / S. Dema