Prej ditësh ju kemi njohur me serialet bombastike që INTV do të sjelli në transmetim këtë sezon të ri televiziv, ndër to prodhimet më të ndjekura në mbarë botën si Narcos, Castle apo Nikita.
Kësaj rradhe një lajm, për një tjetër serial vjen nga INTV, i cili mesaduket do të jetë i pari kanal shqiptar, i cili vendos në programacionin e vet një serial me origjinë nga Greqia pas më shumë se 3 vjetësh ku Albanian Screen tashmë i mbyllur, solli për herë të parë “Ishulli”.
Me titullin “Brousko”, seriali është transmetuar më parë në ANT1 dhe ka arritur një audiencë rekord edhe në vendet e Ballkanit të cilat kanë rezervuar të drejtat e këtij prodhimi.
Brousko sjell në kastin e tij emrat më të njohur të kinemasë greke, duke përfshirë në rolet kryesore Andreas Georgiou,Eleni Vaitsou, Apostolis Totsikas etj. Ai flet për historinë e Arqilesë, një djalë nga Qipro dhe Melinës nga Kreta, të cilët përfshihen të dy në një histori dashurie “Romeo dhe Zhuliet”.
Seriali tashmë numëron dy sezone duke filluar nga viti 2013 deri në 2015./IMA/