Sezoni në transmetim i emisionit Zonë e Lirë duket se do të jetë i fundit nën logon e Tv Klan.
Sipas një shkrimi të botuar në shqiptarja.com gazetari dhe moderatori Arian Çani po kërkon një tjetër televizion për sezonin e ardhshëm të ZeL. Shkak i këtij vendimi të papritur mendohet të jetë një sherr midis Çanit dhe pronarit të Tv Klan, Aleksandër Frangaj. Arsyet e debatit që mund të ketë çuar në prishjen e kontratës disa vjeçare nuk dihen por nëse lajmi do të zyrtarizohej për Klan kjo do të thotë humbja e një audience rekord të të premteve në primetime. Zonë e Lirë është një nga formatet më të ndjekur duke rezultuar gjithmonë si emisioni pa rivalë.