CBS ka vendosur të rinovojë serialin ‘Zoo’ më një sezon të dytë. Mesa duket vendimi i CBS, është marrë pasi ky serial arriti shikueshmërinë e tij mjaft të lartë këtë verë, duke u radhitur si ndër serialet më të mira për vitin 2015.
‘Zoo’ premierën e tij të parë e pati më 30 Qershor të këtij viti duke përfuduar me 15 Shtator me një kohëzgjatje rreth 42 minuta, seriali i zhanrit thriller dhe dramë flet mbi sulmet e dhunshme të kafshëve mbi njerëzit të cilat po ndodhin në të gjithë botën. Jackson Oz një zoolog amerikan dhe miqtë e tij Kenyan, Abraham, një guidë safari, si dhe një gazetar nga Los Angelos, një veteriner dhe një agjent francez i zbulimit, janë në kerkim për të hetuar këtë epidemi misterioze.
Jemi të sigurt që ata që e kanë parë te gjitha episodet, kanë mbetur të mahnitur dhe i ka tërhequr aq shumë ky prodhim gjigandit mediatik amerikan. Ne mezi po presim po ju?
IMA