Në emisionin OPINION kryeministri ka deklaruar se PO HETOJME BASHKARISHT ME STRUKTURAT ITALIANE.
“Investitori ne fjalë, (bëhet fjalë për Becchetin) është investiguar nga strukturat e shtetit shqiptar në bashkëpunim me streukturat e shtetit italian,,,, në bashkëpunim me strukturat e shtetit italian…Jo se po më thua, një investitor i madh e i suksesshëm…. një pastrues parash….Një skemë skandaloze mashtrimi dhe pastrimi parash”
Por burime pranë sipërmarësit italian Francesco Beccheti e quajn shpifje këtë deklaratë. Përmes ambsadotit Italian ne Tirane Masimo Gajani, Roma në përgjigjen zyrtare, miratuar dhe nga ministria e jashtme italiane thote ne menyre kategorike se hetimi eshte i pavarur dhe i ndermare vetem nga autoritet shqiptare.
“Nën profilin penal, Zoti Becchetti, me qytetarët e tjerë italianë dhe shqiptarë, është aktualisht i përfshirë në një hetim të ndërmarrë nga Autoritetet gjyqësore shqiptare”.
Me tej ambasadori italian e perforcon jo vetem faktin qe hetimi eshte krejtesisht “Made in Albania”, por nenvizon se jane po autoritet shqiptare ato qe mund te kene kerkuar informacione shtese, jo vetem nga Italia por dhe vende te tjera, gje qe ne fakt behet e ditur publikisht dhe ne aktakuzen e prokurorise. Më tej Gajani thotë se ” është sigurisht e mundur që Autoritetet Gjyqësore shqiptare, duke vepruar në autonomi të plotë, të kenë kërkuar informacione dhe bashkëpunim nga ana e Autoriteteve kompetente italiane dhe të vendeve të tjera”.
Gjithashtu ndryshe nga kryeministri i shqiperise që akuzon “për një skemë gjigande pastrimi parash te pista”, ambsadori italian në letrën dërguar Agon Channel, garanton se do te mbrojë interesat e kompanive dhe sipermarresve italiane: “Nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të pres, me shqetësim, rezultatin e hetimeve në zhvillim, duke uruar që ato të përfundojnë shumë shpejt dhe që sipërmarrësi ynë të çlirohet nga akuzat në të cilat është përfshirë”.
Marre nga Civitas