Channing Tatum do të jetë protagonist në filmin e ri The Forever War, film fanta-shkencë i bazuar nga romani me të njëjtin titull të botuar në 1974 nga Joe Haldeman. Në qendër të historisë konflikti midis njerëzve dhe një race aliene e njohur me emrin Tauran. Aktori do të luaj rolin e William Mandela, një ushtar i task force. Veçoria e personazhit është të mos plakurit kurrë, duke kaluar nga shekull në shekull të gjitha fazat e luftës së përjetshme.
Për përshtatjen kinematografike është angazhuar Jon Spaihts, autor i skenarit të Prometheus dhe i filmit të shumëpritur, Doctor Strange.
Studio e filmit Warner, Sony dhe një tjetër studio janë pretendentet për të drejtat e realizimit të filmit i cili parashikohet të kushtojë me miliona dollarë. Ridley Scott po punonte për këtë projekt nga 2008-a, nga kur bleu të drejtat e The Forever War nga mjeshtri i efekteve speciale Richard Endlund, që i zoteronte prej njezet vjetësh.
The Forever War ka qenë një nga librat më të shitur të zhanrit duke u berë edhe serial televiziv. Me pas është botuar edhe një comic book në Belgjikë ne vitet ’80 si dhe është realizuar edhe një video game nga Mayfair Games.
“Gladiatori 2”: Një hap më afër Premiera dhe detaje të reja për fansat
Titulli dhe logo zyrtare e "Gladiator 2", pasardhësi i pritur me padurim të filmi të famshëm të Ridley Scott, janë...