Me përfundimin e edicionit të tretë të Masterchef Albania, anëtari më i përfolur i jurisë chef Renato Mekolli duket se i ka dhënë edhe fundin aventurës së tij në këtë talent show.
Në një intervistë zhvilluar me pyetjet e fansave të tij në rrjetet sociale, në datë 4 janar, pyetjes: “A do të jesh shef në “Master Chef Albania 4”?, ai i është përgjigjur:
Nëse “Master Chef Albania” do të jetë me amatorë nuk do të jem më. Nëse do të jetë me profesionistë ose “Master Chef Junior”, po, do të jem!
Edhe pse nga përgjigja e dhënë mbetet ende enigmë pjesëmarrja e Renatos në edicionin e katërt të Masterchef, fjala e fundit i mbetet produksionit i cili pas skandaleve të kohëve të fundit që kanë përfshirë anëtarin e jurisë për kopjimet e recetave dhe dyshimet në aftësitë e tij në profesion, vendimi do të jetë jo i lehtë për t’u marrë.
Një personazh që kohëve të fundit ka vënë në shenjestër formatin e kulinarisë, përveç disa prej ish konkurentëve, është edhe shefi shqiptar që jeton dhe vepron si head chef në Osaka të Japonisë Florian Grainca. Ky i fundit nëpërmjet faqes së tij në facebook shpesh herë ka kritikuar shef Renato Mekollin duke e akuzuar si të paaftë në profesionin e tij.
Ja se si e komenton ai largimin e Renatos nga Masterchef Albania në faqen e tij në facebook:
Un jua pata thene qe kjo eshte hera e fundit qe RRENAtomerr pjese ne jurine e Masterchef dhe qe eshte cub fotosh, dhe qe eshte legen njeri, por mbi te gjitha: ai mashtron me llafe boshe:
Mekolli, neper restorante nuk mund te shesesh kopje te gazetave NTimes apo fotot e vjedhura, por gatime reale, te sakta, profesionale ku jane klientet ata qe te vene vulen. Dhe ketu ti deshton, sepse ti nuk je nje chef, por nje NJERI I VOGEL:
Edhe këtë herë shefi Grainca nuk është kursyer me komentet e tij duke quajtur Renaton të dështuar në profesionin e tij.