Çmontohet ‘Krasta Show’, Adi Krastës i përgjysmohet rroga. Agon Channel përgënjeshtron lajmin e botuar në Gazetën Dita

Nuk po i ecën që nuk po i ecën këto kohë Adi Krastës.

Dashuria mes tij dhe televizionit Agon Channel duket se ka qenë shumë e shkurtër, ndryshe nga sa pritej. Burime të mirinformuara nga ky televizion bëjnë me dije se Krasta është në pikëpyetje për sezonin e ardhshëm. Hë për hë është rënë dakord për një përgjysmim rroge, nga 20 mijë euro në 10 mijë euro në muaj. Madje këtë e ka kërkuar vetë Krasta. Mëso jmë se gjatë ditës së djeshme është çmontuar edhe studioja ku Krasta bënte emisionin e tij “A Show”.

Ai iku nga “Vizion plus” me shumë bujë për shkak të një kontrate “paturpësisht të parefuzueshme” siç vetë Krasta e ka quajtur. Kontrata e Krastës me “AgonChannel” përfundon në shtator dhe pritet që deri në këtë muaj ai të jetë pjesë e televizionit, por me gjysmë rroge. Raportet mes tij dhe pronarit italian nuk kanë qenë fort të mira gjatë gjithë sezonit për shkak të mosmbushjes së pritshmërive nga emisioni i Krastës. Por pas sherrit të famshëm me Ramën, duket se raporti ishte përmirësuar disi për shkak të “armikut të përbashkët”

13-korrik-2014-724x1024

Ky është një lajm i publikuar në Gazetën Dita të ditës së djeshme, por drejtuesit e Agon Channel, të kontaktuar nga IMA, e kanë përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga kjo e përditshme duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë. Mbetet vetëm të presim sezonin e ri për të mësuar më shumë rreth të ardhmes së Adi Krastës në këtë televizion.

KOMENTO