CNN do të ofrojë lajmet përmes Facebook Messenger

CNN do të përdor Facebook Messenger për t’i ofruar lajmet dhe informacionet abonentëve të tij në formën e një mesazhi privat të personalizuar.

Transmetuesi do të përdor opsionin e ri të Messenger që u prezantua në konferencën F8 të programatorëve të Facebook, të mbajtur në San Francisko këtë javë.

Në partneritet me Outbrain, CNN është duke përdorur një produkt të ri të quajtur “Outbrain for Chat”, për të krijuar një urë të re komunikimi me lexuesit e tij të informacionit.

Abonentët e CNN në Messenger do të marrin një mesazh të përditshëm me pasqyrën e lajmeve kryesore. Gjithashtu lexuesit do të kenë mundësinë të marrin përmbajtje të personalizuar në bazë të preferencave të tyre.

Përveç kësaj, përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe CNN-it për lajme dhe informacione në lidhje me tema të veçanta.

KOMENTO