CBS ka njoftuar se do të rinovojë serialin Criminal Minds për një sezo të 13, duke u bërë kështu seriali i 18-të që merr nje rinovim për sezonin e ardhshëm televiziv nga gjigandi amerikan.
Pas largimit të Shemar Moore dhe Thomas Gibson dhe rikthimit të Paget Bewster si dhe ardhjen e Adam Rodriguez dhe Damon Gupton, ky sezon nuk do të ketë ndryshime të mëdha përsa i përket castit të serialit.
Ai që pritet të rikthehet është showrunner-ja Erica Messer, e cila është producente ekzekutive sëbashku me Mark Gordon dhe Breen Fraizer.
Sa i përket spinoff-it Criminal Minds: Beyond Borders, prodhimi në të vërtet nuk po arrin pritshmëritë e duhura dhe sipas Deadline, nuk mendohet se do të rinovohet për një sezon të rradhës për shkak të shikueshmërisë./imalbania.com/