Edicioni i pestë i spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars Albania” do të startoj duke filluar nga 24 nëntori, ekskluzivisht në ekranin e “Vizion Plus”. Një edicion i cili premton surpriza do të vij çdo të hënë në prime time.
Rikthehet në prezantim për të tretën herë Amarda Toska, e cila këtë radhë do të ketë në krah një ndër moderatorët dhe spikerët më të lakmuar në ekranet shqiptare, Drini Zeqo. Edhe kësaj radhe do të ketë VIP-a të përzgjedhur dhe disa prej tyre tashmë janë zyrtarizuar. Emra si Valer Kolnikaj, Tuna apo Fjolla Morina përfliten si personazhe që do të sfidojnë njëri-tjetërin në teatrin e yjeve të “Dancing With The Stars”.
Pritet të ketë risi në skenografi, në skenar dhe padyshim në kostumografi e koreografi. Këtë vit janë vështirësuar pak punët pasi në të njëjtin orar transmetohet në “TV Klan” një tjetër program i ngjashëm, me në qendër VIP-at dhe vallëzimin, “Dance With Me”, një program i “Endemol”, nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Më në fund këta dy spektakle do të përballen kokë më kokë me njëri-tjetrin, për të kuptuar më të mirin. Deri atëherë qëndroni me “IMA” për të zbuluar hap pas hapi informacionet më të fundit nga ky spektakël, mbi personazhet VIP pjesëmarrës dhe çdo gjë tjetër me interes.
“Dancing With The Stars” është një patent origjinale e “BBC World Wide”, super e suksesshme në të gjithë botën, dhe këtu në Shqipëri ka korrur sukses të jashtëzakonshëm me edicionet e kaluara. Mos harroni, duke filluar nga ora 21:00, të hënën e 24 nëntorit, ekskluzivisht edicioni i pestë i “Vallëzojmë Me Yjet”, vetëm në ekranin e “Vizion Plus”!
IMA / S. Dema