A e mbani mënd historinë Bihterit me Belulin që ju mbërtheu një vit më parë para ekranit të Tv Klan? Mesa duket do t’iu mbërthej përseri për ta riparë. Duke filluar nga 1 Gushti në Tv Klan do të rintransmetohet seriali “Dashuri e Ndaluar”. Pas kërkesave të shumta të publikut, Tv Klan vendosi që ta ritransmetojë përsëri çdo ditë të javës në orën 20:05
Dashuri e Ndaluar paraqet historinë e një femre të martuar e cila e gjen veten para një dashurie të ndaluar. Por ashtu siç dihet, ndjenjat nuk kontrollohen dot nga arsyeja. Ndiqeni përsëri historinë e bukur të kësaj dashurie dhe mos humbisni asnjë episode!
IMA / J. Kasaj