Z. Adnan vendos të thellojë distancën mes tij dhe Bihterit. Por Bihter duke qenë se ka marrë një tjetër goditje nga Behluli, vendos të kthehet në shtëpi.
Znj. Deniz angazhohet për të zbuluar të vërtetën. Nga ana tjetër, Beshiri thellon heshtjen e tij, vetëm për të mborjtur Nihalin.
Bihter dhe Behluli duke qenë të vetëdijshëm se dashuria e tyre është e ndaluar, nisin të torturojnë njëri-tjetrin me fjalë. Por Bihter kupton se është koha për të vendosur.
Lajmi se Bihter është shtatzënë ndryshon çdo gjë. Bihter zhduket dhe i vetmi që është në dijeni të vendndodhjes së saj është Z.Adnan. Behlul beson se Bihter do të marrë hak ndaj tij dhe këtë do ta bëjë duke lënduar Z.Adnan dhe Nihalin.
Kthimi i Bihterit është si një “betejë lufte” për Behlulin. Tashmë ai angazhohet të mbrojë jo vetëm Nihalin por edhe Z.Adnan. Dashuria e pafajshme e Nihal-it fillon të prekë zemrën e Behlulit dhe se kjo dashuri e bën atë të shohë dritë në fund të tunelit.
E lënduar nga intimiteti i Behlulit me Nihalin, Bihter vendosë të rimarrë autoritetin e dikurshëm në rezidencë. Nihal ndihet më mirë nga marrëdhënia e dashurisë që po përpjeton me Behlulin.
Çdo fjalë e Nihalit për Behlulin bën që në zemrën e Bihterit të rindizet pasioni.
Bihter mendon se Behlul po e përdor Nihalin për tu rikthyer me të, por nga ana tjetër Behluli është i vendosur të qendrojë sa më larg të jetë e mundur nga Bihteri.
Për Behlulin pafajësia e Nihalit është streha më e mirë për të harruar të kaluarën.
Bihter rrit tensionin mes saj dhe Belulit kur vendos të risjellë në rezidencë Beshirin. Tensioni në rezidencë ulet me ardhjen e Znj.Firdevs nga pushimet.
Fakti që marrëdhënia e Behlulit me Nihalin është në rrugë të mbarë, bën që Firdevs të lumturohet dhe të mendojë se Bihteri nuk duhet të mbajë më shpresa se do të rikthehet sërish me Behlulin.
Burimi | TV Klan / M. Sejdini