Deadpool 2 vendos aktoren Shioli Kutsuna në një rol kryesor

Aktorja japoneze Shioli Kutsuna është vendosur në kastin e sequelit të ardhshëm Deadpool 2 nga Fox/Marvel. Edhe pse studio nuk ka ofruar asnjë detaj rreth çfarë Kutsuma do të luajë, është siguruar se aktorja do të ketë një rol kyç. David Leitch ndërkaq do të jetë personazhi kryesor I filmit I cili do të shfaqet për here të pare në ekranin e madh më 1 Qershor 2018

Njoftimi për pjesëmarrjen e Kutsuna vjen pas lajmit se në film do të jenë Josh Brolin I cili do të luajë Cable, Zazie Beetz si Domino dhe Jack Kesy. Filmi I pare arriti të bëjë dallgë në box office duke u bërë filmi më i vlerësuar në botë me 783 milionë dollarë.

Projektet e fundit të Kutsuna përfshijnë filmin “Oh Lucy !” bashkë me Josh Hartnett, që shfaqi premierën në Festivalin e Filmit në Kanë . Ajo gjithashtu ka qënë pjesë e castit edhe me Jared Leto në thrillerin The Outsider, i cili ndjek një desertues të ushtrisë amerikane (Leto) që bashkohet me Yakuza ndërsa jetonte në Luftën e II Botërore në Japoni. Kutsuna promovohet nga McKeon / Myones Entertainment dhe avokati Mark Stankevich ne SHBA dhe Oscar Promotion ne Japoni.

loading...

KOMENTO