Deutsche Telekom po planifikon lançimin e njě shërbimi video-on-demand (VOD) që do të përmbaj seriale TV.
Kompania ka zbuluar se platforma do të quhet Entertain TV Serien gjatë konferencës së shtypit në panairin IFA Berlin në datë 1 Shtator 2017, raporton portali mediatik gjerman DWDL.
Shërbimi VOD do të ofrojë për herë të parë seriale gjermane ekskluzive, si edhe produksione amerikane si The Handmaid’s Tale dhe serialin kanadez Better Things a Cardinal.
Me këtë lëvizje Telekom hyn në tregun mediatik si një nga konkurentët më të rinj ndaj platformave ekzistuese Netflix, Amazon dhe Sky Deutschland pa lënë pas operatorët Vodafone (i njohur si Kabel Deutschland) dhe Unitymedia.
Entertain TV Serien parashikohet të jetë operativ në tetor 2017 në platformën IPTV të Deutsche Telekom’s IPTV, Entertain TV si pjesë e abonimit ekzistues.